Botërori 2027/ Kombëtarja e vajzave nis përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjet ndaj Uellsit
Kombëtarja e vajzave është rikthyer sot në fushë, një muaj pas ndeshjes së fundit, duke nisur përgatitjet për sfidat e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës 2027.
Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, përfaqësuesja kuqezi u grumbullua mesditën e sotme në Tiranë, ku do të zhvillojë të gjitha seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të dy përballjeve të rëndësishme ndaj Uellsit.
Në seancën e parë stërvitore morën pjesë 22 lojtare, ndërsa Alma Hilaj pritet t’i bashkohet ekipit gjatë mbrëmjes. Skuadra zbriti menjëherë në fushë, duke nisur punën me intensitet për këto dy sfida të rëndësishme.
Kombëtarja do të vijojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të shtunën do të udhëtojë drejt Uellsit, ku më 14 prill, në orën 20:15, do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij muaji. Sfida e kthimit mes Shqipërisë dhe Uellsit do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në ora 18:00.
Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 09:25 Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
- 09:17 Zjarri në pyll vret të paktën 12 persona në jug të Spanjës
- 09:12 Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes