English

Botërori 2034 në Arabinë Saudite, Australia tërhiqet nga gara

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Arabia Saudite është më shumë se e sigurt që do të jetë vendi i radhës që do të presë Kupën e Botës për vitin 2024 pas refuzimit të federatës australianë të futbollit për të marrë pjesë në konkursin e ofertave.

- Advertisement -

Pas përfundimit të afatit nga FIFA të martën e kësaj jave për të paraqitur ofertat e organizimit të kompeticionit, vendimi i Australisë për të hequr dorë e fakton shtetin arab sit të vetmin kandidat.

Pavarësisht se ende nuk është miratuar zyrtarisht, vendim ky që pritet vitin e ardhshëm, duket se fitorja për shtetin mbret të naftës tashmë është thjesht një formalitet.

Për Arabinë Saudite ky do të ishte kulmi i përpjekjeve ambicioze për t’u bërë pjesëtare e lojërave sportive më të rëndësishme në rang global, pas shumave marramendëse të shpenzuara për të sjell në Lindjen e Mesme yje dhe emra të lakuar të futbollit në ligën e saj vendase.

Australia i ka lënë asaj fushën e lirë. Në një deklaratë për media federate australiane shpjegon se pasi eksploruan mundësinë për të kandiduar në organizimin e Kupë së Botës do të tërhiqemi nga kandidatura për edicionin e vitit 2034.

Tashmë duket se Botërori është vetëm një hap larg për Arabinë Saudite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?