Botohet në Devoll vëllimi poetik “Ditët e mia pa ty” i Skënder Rusit

16 Korrik 2025 | 16:36

Në nderim të poetit dhe lirikut të njohur devollian, Skënder Rusi, Bashkia Devoll organizoi një mbrëmje letrare në përvjetorin e lindjes së tij. Miq famijarë dhe adhurues të poezisë sollën kujtime dhe interpretime nga krijimtaria e autorit. Në qendër të kësaj mbrëmjeje ishte vëllimi më i fundit poetik i titulluar “Ditët e mia pa ty”, i cili botohet pas ndarjes së tij nga jeta, si një dëshmi e ndjeshmërisë dhe finesës së penës së tij.

“Kalon vetëm nëpërmjet veprimtarive të poetit. Mbrëmja e sotme mbledh dashamirës të poezisë, miq të Skënder Rusit. Nis me qiell të ngarkuar me re dhe u hapën pasi poetët dine te fryjnë reve e të sjellin dritë tek njerëzit”, u shpreh Eris Rusi, djali i poetit.

Pedagogu Ilir Shyta ndau kujtimet e tij me poetin, që nisnin në bibliotekën e Korçës, ku Rusi shpesh ndante vargjet e tij më të reja, në një kohë kur poezia e tij sapo niste të formësohej.

“Ditëlindjet mbeten interesante. Jo vetëm kur njerëzit janë gjallë por e kur ikin, i tillë është rasti i një liriku të madh me vlerë si Skënder Rusi, pasi në gjysmën e dytë të shekullit të 20, lirizmi I tij mbeti. Skënderi ka mbetur i tillë, lindi poet dhe mbetet figure interesante”, tha Ilir Shyta, pedagog.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, nënvizoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për ta mbajtur gjallë trashëgiminë poetike të figurave të tilla.

“Ishte aktivitet i bukur, letrar. Ne si institucione duhet të ushtrojne ato mundësi që vepra e poetëve të njohur si Skënder Rusi, të ngelen ne kujtim te gjithë brezave dhe një pjesë e studimeve të nxënësve të Devollit”, tha kryebashkiaku.

Skënder Rusi u nda nga jeta, por jo nga poezia. Ai vazhdon të flasë me zërin e vargjeve të tij, që sot prekin zemrat e lexuesve ashtu si dikur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026