Final-four i Superligës shqiptare ndryshon formatin, fituesi me 6 ndeshje

16 Korrik 2025 | 15:10

Final-four, skema e kritikuar që përcakton fituesin e kampionatit shqiptar të futbollit, do të ndryshojë nga sezoni i ardhshëm. Ndryshe nga dy vitet e kaluara, ku fituesi vendosej përmes dy gjysmëfinaleve dhe finales, tashmë do të zbatohet një format i ri.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar skemën e re, sipas së cilës pas përfundimit të 36 javëve të kampionatit, 4 skuadrat kryesore do t’u përgjysmohen pikët. Më pas, secila prej tyre do të zhvillojë 6 ndeshje tre javë me nga dy ndeshje ndaj rivalëve të tjerë në një garë që do të zhvillohet në stadiumin Air Albania.

Ky format i ri synon të sjellë më shumë konkurrencë dhe transparencë në përcaktimin e fituesit të Superligës shqiptare, duke hequr skemën e mëparshme të play-off-eve me eliminim direkt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026