Braçe i përlotur mbi arkëmortin e liderit historik: Nano iu dha mundësi të gjithëve
Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur në orën 08:30 homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano i cili humbi jetën më 31 tetor. Arkëmorti i mbështjellë me flamurin kombëtar mbërriti pak para nisjes së homazheve.
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është shfaqur i përlotur teksa është përkulur para arkëmorti me trupin e ndjerë të ish-kryeministrit ku me qindra qytetarë kanë mbajtur radhë për të nderuar figurën historike të së majtës.
“Pjesëmarrja e kaq shumë njerëzve është ajo që duhet të vijë në evidencë, është një masë shumë e madhe njerëzish që kanë luftuar me të, që u rritën në Parti Socialiste. Nano iu dha mundësi të gjithëve edhe atyre që ishin në rrënojat e Partisë së Punës dhe dolën dhe të tjerëve që iu bashkuan më vonë. Iu dha lirinë e mundshme që të bëheshin njerëz më të mirë, e bënë edhe një parti më të mirë se ajo që trashëguan”, tha Braçe në një deklaratë të shkurtër pas homazheve.
Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor në moshën 73-vjeçare. Prej më shumë se 3 javësh Nano gjendej i shtruar në një spital privat në kryeqytet në gjendje të rëndë.
Nano ndodhej në spital prej datës 8 tetor pas problemeve kronike respiratore. Ish-kryeministri, Nano pësoi arrest kardiak dhe më pas vdekje klinike të trurit. Prej ditësh gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar dhe pa përmirësim. Në 16 shtator të këtij viti, ish-lideri historik i PS, Nano festoi ditëlindjen e 73-të.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë