Braktisja e Kuvendit, Ervin Salianji përballet me të renë në Rinvote
Kandidati i PD-së për deputet, Ervin Salianji, u pyet nga të rinjtë në lidhje me djegien e mandateve dhe sa kjo ka ndikuar në miratimin e reformës zgjedhore në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste.
Ai tha se reforma fillimisht mori dakordësinë e palëve, por mazhoranca e theu këtë marrëveshje.
“Reforma nuk është bërë në mënyrë të njëanshme dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, por ka qenë një proces i garantuar nga ambasadorët, kur të gjitha palët u ulën në një tryezë. Shkelja e marrëveshjes së dakrodësuar nga ndërkombëtarët erdhi nga PS, e cila bëri një ndryshim, pa pritur rekomandimin e Venecias dhe OSBE-ODIHR për ndryshimin ose jo të sistemit zgjedhor. Konsensusi është prishur nga PS”, tha ai.
Ai tha se opozita u detyrua të linte Kuvendin, për vetë faktin se mazhoranca nuk respektonte zërin e opozitës.
“Edhe nëse do ishin në parlament do ishte e njëjta situatë pasi mazhoranca nuk pyeste për rregullat, procedurat. Arsyeja se pse ne i lamë mandatet ishte që për të treguar qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, që s’ka demokraci funksionale dhe qe ne nuk mund të bëhemi fasadë”, tha ai.
Ergisa Bejkollari e cilësoi një vendim të gabuar largimin e opozitës nga parlamenti pasi sipas saj përballja me mazhorancën duhet të vijonte brenda institucioneve.
Teksa replikoi me z. Salianji, e reja tha se shqetësimet e qytetarëve adresohen në Kuvend dhe jo në rrugë: “Ndjeshmëritë e qytetarëve adresohen në parlament” , tha ajo.
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës