Brazil, operacioni i uniformave blu lë pas mbi 20 të vdekur
Policia në Rio de Zhaneiro bastisi lagjen e varfër Vila Kruziero, në një operacion që shkaktoi një shkëmbim të ashpër zjarri, që la mbi 20 persona të vdekur.
Operacioni kishte si qëllim lokalizimin dhe arrestimin e liderëve të grupeve kriminale, bëri të ditur policia në një deklaratë.
Nga ana e tyre, banorët e zonës dërguan vetë në spital personat e qëlluar me armë zjarri, disa prej të cilëve në gjendje të vdekur.
“Është një tjetër masakër, e dyta që ndodh në kompleksin e lagjeve tona, gjatë kësaj qeverisjeje. Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në lagje të tjera. Kjo është shumë tronditëse,” – u shpreh David Gomes Santos, një banor i Rios.
Bëhet fjalë për një nga operacionet më fatale të policisë braziliane në vitet e fundit. Ajo vjen një vit pas aksionit në lagjen Hakarezinjo, ku mbetën të vrarë 28 persona dhe bëri që të ngriheshin akuza për abuzim dhe ekzekutime në masë.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët në tre muaj për shkak të përparimit të negociatave me Iranin
Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar