Brazili dëshiron Ancelotti-n, kërkohet trofeu i 6-të në Botëror
Carlo Ancelotti mbetet dëshira kryesore për 5 herë kampionët e botës, Brazilin, i cili ka nisur sërish bisedimet me italianin. Humbja ndaj Argjentinës nuk është kapërdirë dhe presidenca ka vendosur të ftojë teknikun e Realit të Madridit, që cilësohet shpëtimtar për ngërçin që ekipi po kalon.
Mediat braziliane bëjnë të ditur se Dorival Junior është jashtë planeve për Kupën e Botës 2026, ndaj Ancelotti konsiderohet si njeriu që mund ti bëjë ëndrrat realitet, fitimin e trofeut të 6-të.
Menjëherë pas ndeshjes me Argjentinën, përfaqësues të Federatës së Brazilit, të udhëhequr nga vetë kreu i saj kanë nisur të bindin Ancelottin, por kjo është një skemë e ditur tashmë. Më herët ka ndodhur e njëjta gjë, me presidentin e federatës Ednaldo Rodrigues i cili e bëri fakt të kryer që Ancelotti do të ishte trajneri i tyre, por kjo gjë nuk ndodhi, e nuk dihet në ka gjasa të arrihet këtë herë.
Kontrata e Carlo Ancelottit me galaktikët përfundon në vitin 2026, por do të ishte shumë vonë për të marrë drejtimin e Selesaos për shkak se nis menjëherë Kupa e Botës. Në këtë pikë po punohet që ai ti bashkohet ekipit menjëherë këtë verë, për të aplikuar planin e tij dhe pse jo, për të bërë mirë në kompeticionin më madhor për shtetet.
Ndër të tjera thuhet se dhe vetë Ancelotti dëshiron që të jetë trajner i Brazilit, por problemet që federata në fjalë ka pasur bënë që herën e parë gjithçka të pezullohej.
LEXONI GJITHASHTU:
AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset