Kryeministri polak njofton pezullimin e kërkesave të emigrantëve për azil
Kryeministri polak Donald Tusk tha sot se qeveria e tij do të pezullojë përkohësisht të drejtën e emigrantëve që mbërrijnë në Poloni përtej kufirit me Bjellorusinë për të aplikuar për azil.
Tusk njoftoi vendimin për të miratuar një ligj të diskutueshëm të nënshkruar nga presidenti polak Andrzej Duda, i cili do t’i lejojë autoritetet polake të pezullojnë të drejtën e azilit deri në 60 ditë, raporton BBC.
Duda tha se ndryshimet ishin të nevojshme për të forcuar sigurinë në kufijtë e vendit.
Ky ligj është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë Human Rights Watch (HRW), duke deklaruar se BE-ja duhet të ndërmarrë veprime ligjore kundër Polonisë nëse ligji zbatohet.
HRW muajin e kaluar i bëri thirrje parlamentit polak që të refuzojë projektligjin, duke thënë se ai ishte “në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Polonisë” dhe mund të mbyllte plotësisht kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, ku autoritetet polake tashmë po kryejnë dëbime të paligjshme dhe të dhunshme të emigrantëve.
Qeveria polake njoftoi më parë se pezullimi do të zbatohej përkohësisht vetëm për personat që paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare, me përjashtime që bëhen për të miturit e pashoqëruar, gratë shtatzëna, të moshuarit ose të sëmurët dhe ata që përballen me një rrezik real nëse kthehen në vendin ku kanë ikur.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Misteri i zhdukjes së Yu Ting, takimi i panjohur me dy shqiptarë, një oficer policie në pension dhe një prift
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”