Brazili në ethe, Neymar do mungojë në ndeshjet e ardhshme për shkak të dëmtimit
Neymar është përjashtuar nga dy ndeshjet e ardhshme të Brazilit në Kupën e Botës pasi pësoi dëmtim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë, shkruan BBC.
Sulmuesi 30-vjeçar u zëvendësua në minutën e 80-të të fitores 2-0 të së enjtes ndaj Serbisë pas një ndërhyrjeje të rëndë nga Nikola Milenkoviç.
“Një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Asgjë në jetën time ka ardhur lehtë dhe gjithmonë më është dashur të punoj për ëndrrat dhe qëllimet e mia”, shkroi Neymar në llogarinë e tij në Instagram.
“Unë kurrë nuk i kam uruar askujt ndonjë gjë të keqe dhe gjithmonë kam ndihmuar atë që ka nevojë”, u shpreh ai më tej.
Mbrojtësi i djathtë Danilo gjithashtu do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës.
Brazili përballet me Zvicrën në ndeshjen e dytë të Grupit G të hënën përpara se të luajë me Kamerun të premten e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve