“Brilanti, njeriu më i dashur për Visin”- Gazetarja detaje për masakrën në Don Bosko
Gazetarja e kronikës Aida Topalli ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku foli në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri.
Duke u ndalur te masakra e Don Boskos, ku u qëllua me breshëri armës në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit, Topalli tha se një nga pistat e hetimit është një hakmarrje e mundshme nga Ervis Martinaj apo nga njerëzit e tij të afërt.
Gazetarja theksoi se Murati është një nga personat e aluduar si i përfshirë në atentatin e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku ndërroi jetë Brilant Martinaj.
“Emri i Fatjon Muratit ka dalë në skenë në vrasjen e Brilant Martinaj dhe dy personave të tjerë të ndodhur më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës. Është lakuar emir i tij dhe është thirrur në instancat përkatëse për të dhënë dëshminë e tij. Ndoshta kjo ka bërë që policia dhe prokuroria të ngrejë një dyshim të arsyeshëm se kemi të bëjmë me një hakmarrje të Ervis Martinaj, apo njerëzve të tij të afërt. Kjo është dhe një nga pistat e hetimit. Fati i Ervin Martinaj mbetet mister, që nga data 9 gusht që familjarët denoncuan humbjen e kontakteve me njeriun e tyre
Nuk dimë ende as ne që kemi të bëjmë me një hije të Ervis Martinaj apo me njerëzit që ai ka pas vetes, apo familjarë që po hakmerren për vrasjen e njeriut të tyre të dashur. Kjo punë do shkoj zinxhir se Brilanti ishte njeriu më i afërt dhe më i dashur për Ervis Martinaj”, tha gazetarja.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë