Britania drejt bllokimit të vizave për vendet që s’pranojnë emigrantët e paligjshëm
Mbretëria e Bashkuar mund të bllokojë vizat për vendet që nuk luajnë sipas rregullave dhe nuk pranojnë marrëveshjet për kthimin e emigrantëve.
Sekretarja e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmood e bëri njoftimin teksa priti homologen amerikane dhe ministrat nga Australia, Zelanda e Re dhe Kanadaja, në një takim në Londër, që kishte në fokus shkëmbimin e informacioneve, në kuadër të grupit të njohur si Pesë Sytë.
Bisedimet u mbajtën në një kohë kur qeveria vazhdon të përballet me presion për të reduktuar numrin e njerëzve që kalojnë Kanalin e La Manshit me varka të vogla.
Vetëm të shtunën, kur sekretarja Mahmood mori detyrën, mbi 1 mijë persona mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar, duke shënuar një nga shifrat më të larta të të ardhurve.
Duke folur gjatë takimit, Mahmood tha se prioriteti kryesor i saj është të sigurojë kufijtë e Britanisë së Madhe.
“Për vendet që nuk luajnë sipas rregullave do të ketë aksione më të koordinuara mes anëtarëve të grupit tonë. Dhe për ne kjo do të thotë të ndërpresim vizat në të ardhmen, për të dhënë mesazhin se, nëse një qytetar nuk ka të drejtë të jetë në vendin tonë, atëherë duhet ta merrni”, deklaroi Mahmood.
Më herët, kryeministri Keir Starmer ishte shprehur në favor të një qasjeje “më shumë transnacionale” ndaj vizave. Në qershor, ai tha se po shqyrtonte mundësinë që vizat britanike të jepeshin në vartësi të bashkëpunimit të vendeve të tjera nga të cilat vijnë azilkërkues.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid