Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë: Molotovi s’ka vend në demokraci
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë Tiranë.
përmes një postimi në platformën X, ambasada britanike shprehet se “përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci dhe bën thirrje që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike”.
“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”, thuhet në reagim.
Aktet e dhunës gjatë protestës i ka dënuar dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”, njofton OSBE.
Më herë reaguan ambasada e SHBA dhe Delegacioni i BE që dënuan dhunën e përdorur në këtë protestë.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)