Britania kërkon ndalimin e kalimit me gomone, Hoxhaj: Projektligji shkel Konventën
Kërkimi i azilit në Britaninë e Madhe është vështirësuar e po ashtu edhe kalimi i paligjshëm në token Britanike. Profesor Andi Hoxhaj i ftuar në lidhje direkte me Euronews Albania ka treguar se qeveria e Rishi Sunak, tashmë synon të ketë ligje më të ashpra për sa i përket emigrantëve.
Ai ka treguar se nëse më herët individë mund të shkonin vetë pranë një mekanizmi të pavarur nga ministria e Brendshme dhe deklaroheshin si viktima të shfrytëzimit, tashmë nuk do ta kenë më këtë mundësi.
Gjithashtu Hoxhaj shtoi se projektligji për emigrantët ka probleme në lidhje me konventat evropiane, pasi u heq emigrantëve të drejtën e një procesi të drejtë gjyqësor e po ashtu i heq të drejtën e bashkimit familjar.
“Qeveria kërkon të ketë më shumë kontroll sa i takon ndalimit të varkave të vogla. Janë disa disinformime në lidhje me këtë ligj. Në Britaninë e Madhe nuk mund të aplikojë një individ. Është një mekanizëm që nuk ka lidhje me ministrinë e brendshme që i gjen në rast se këta janë viktima të shfrytëzimit. Shumë mendojnë se njerëzit mund ta kërkojnë këtë vetë, por nuk është e vërtetë.
Projektligji do ta heqë këtë pavarësinë ku mund të referohen njerëzit, në mënyrë që t’i kthejnë pas sa më shpejtë. Mekanizmi është që nëse vijnë në formë ilegale emigrantët nuk do mund të futen në këtë sistem. Gjithashtu e kanë rritur standardin për të kërkuar azil. Nga vendet e bardha
Nga ana ligjore nuk është në linjë me Konventën Evropiane për sa i përket të drejtave të njeriut. Projektligji ka dy problematika në lidhje me konventën. E para e bën të vështirë që një person të ketë një proces të drejtë, që një njeriu t’i jepet e drejta që të dëgjohet çështja e tij, e jo të kthehet automatikisht. E tjetra është e drejta e bashkimit familjar. Konventa parashikon se nëse ke ti një familjar, ke të drejtën e tërheqjes së një familjari për bashkim familjar në aplikimin e azilit”, tha Andi Hoxha për Euronews.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë