VIDEO | Momenti kur “Audi A8” çan barrierat dhe përfundon në autostradë
Euronews Albania ka siguruar videon nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në rrethrrotullimin e Saukut, në afërsi të TEG-ut.
Siç shihet nga pamjet, drejtuesi i automjetit tip “Audi A8”, 20-vjeçari Klevis Ruçaj vjen me shpejtësi në rrethrrotullim dhe për pak sa nuk përplas një automjet tjetër që kaloi pranë.
Për shkak të shpejtësisë së lartë, i riu nuk ka marrë kthesën në rrethrrotullim, por ka vazhduar drejt duke çarë barrierat dhe duke përfunduar në autostradë.
Gjatë rënies në autostradë, e cila ndodhet poshtë rrethrrotullimit, “Audi A8” ka goditur dhe një automjet tjetër tip “Hunday”.
Nga aksidenti, humbën jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç dhe dy vazjat që ishin pasagjere, Erisilda Abedini 22 vjeçe si dhe Sikela Perroj 23 vjeçe.
Nga kqyrja e regjistrit të gjobave, rezulton se 20-vjeçari i cili është pajisur me patentë në vitin 2021, ka një sërë shkeljesh rrugore për shpejtësi dhe për përdorim të telefonit gjatë dejtimit të mjetit, si dhe gara në rrugë të qendrave urbane.
Drejtuesi i automjetit me targë AB 008 MJ, shtetasi me iniciale K. R, vjeç i pajisur me leje drejtimi të kategorise “B”, prej 1 viti, rezulton se është ndëshkuar nga shërbimet e policisë rrugore 5 here për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, më konkretisht:
- Në datën 06.09.2022, për parakalim të gabuar.
- Në datën 07.09.2022, për shkelje të sinjalizimit rrugor.
- Në datën 15.11.2022, për mos rregullim shpejtesie në qendrat e banuara (garë shpejtësie).
- Në datën 09.12.2022, për përdorim celulari.
- Në datën 27.01.2023, për shkelje të sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshëm të mjetit motorrik.
LEXONI GJITHASHTU
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve