Britania merr nën kontroll kufirin e Kosovës, shtohet vigjilenca
Trupat ushtarake britanike po patrullojnë me vigjilencë të shtuar në kufirin Kosovë-Serbi për të parandaluar futjen e armëve ilegale në Kosovë. Kështu raportoi të shtunën agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”.
Ky patrullim vjen për shkak të shqetësimeve të shtuara se dy fqinjët mund të futen përsëri në një konflikt të hapur, pasi diçka e ngjashme ndodhi në shtator të këtij viti kur grupe kriminale të armatosura vranë një polic të Kosovës në Banjskë.
Ish-komandanti i FSK-së, Gjeneral Kadri Kastrati në një intervistë për RTV Dukagjinin ka treguar arsyet pse janë zgjedhur pikërisht forcat britanike për një detyrë kaq të rëndësishme.
“Dy kontingjente që kanë ardhur në Kosovë janë në forcat speciale britanike, rreth 200 pjesëtarë dhe një batalion komando i Turqisë që kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme me luftën kundër terrorizmit, sepse ata kanë vepruar dhe janë stërvitur për luftën kundër kurdëve në Turqi dhe Siri. Edhe britanikët janë të specializuar në këtë drejtim”, ka deklaruar Kastrati.
“Unë kam konsideratë për të gjitha forcat e NATO-s mirëpo britanikët, turqit, gjermanët e amerikanët janë të pazëvendësueshëm në këtë drejtim. Mos të flasim për shtete si Rumania apo të tjera që janë në Kosovë, ata mendoj që nuk janë përgatitur mjaftueshëm për t’u përballuar me rreziqet siç janë ato momentale në Kosovë”, ka shtuar Kastrati.
Kastrati thotë se kemi parë edhe patrullimet dhe ai mendon se britanikët janë ushtarët që më së miri do ta kryejnë punën e vet në kufi.
Nga ana tjetër ish-diplomati, Blerim Canaj, ka thënë se ekziston rreziku që në vend të ketë sulme terroriste si ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por, sipas tij, nuk mund të ketë luftë klasike.
Canaj ka thënë se Serbia nuk do të dëshirojë që të bjerë në situatën kur ishte e udhëhequr nga Millosheviçi.
“Jam shumë i sigurt që Serbia nuk do të dëshirojë që të bie në situatën kur ishte e udhëhequr nga Millosheviqi. Vuçiqi e di se do t’i kushtojë ajo. Mirëpo mund të ketë këso eskalime të vogla përmes grupimeve sikur që ndodhën në Banjskë, por luftë në kuptimin klasik nuk e besoj”, ka thënë Cana.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 08:36 Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)
- 08:35 Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?
- 08:28 Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe të çmimit që nga prilli, pas armëpushimit të brishtë mes SHBA-së dhe Iranit
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet