Britania merr vendimin e fortë ndaj Iranit, shpall Gardën Revolucionare Islamike kërcënim për sigurinë kombëtare

13 Korrik 2026 | 17:43

Qeveria britanike ka vendosur të shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

Ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood, njoftoi se IRGC është grupi i parë që përcaktohet si kërcënim sipas Ligjit të ri për Sigurinë Kombëtare, i cili hyri në fuqi javën e kaluar shkruan The Times.

Vendimi nënkupton se Garda Revolucionare e Iranit është tashmë e ndaluar në territorin britanik dhe çdo person që kryen veprimtari në emër të këtij grupi mund të përballet me dënim deri në 14 vite burg.

Autoritetet britanike e kanë konsideruar prej kohësh IRGC-në si një organizatë me ndikim të madh në aktivitetet ushtarake dhe politike të Iranit, ndërsa vendimi i fundit vjen në kuadër të masave të reja për forcimin e sigurisë kombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjedhja në Muzeun e Luvrit, dy të akuzuarit rrëfejnë detaje nga grabitja spektakolare e bizhuterive

Dy burra të akuzuar për një nga vjedhjet më spektakolare të artit në historinë moderne kanë zbuluar detaje të reja mbi grabitjen e bizhuterive mbretërore...
20:10 | 13/07/2026

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko paraqiti në Parlament dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yulia Svyrydenko i ka paraqitur dorëheqjen e saj parlamentit, njoftoi kryetarja e parlamentit të hënën pas vendimit të presidentit Zelenskyy për ta shkarkuar atë, në...
20:08 | 13/07/2026

Arabia Saudite intercepton një raketë Huthi, rebelët akuzojnë Riadin për sulmet në aeroportin e Sanaas

Një zëdhënës i koalicionit saudit deklaroi të hënën se mbrojtja ajrore saudite ka interceptuar një raketë balistike të lëshuar nga rebelët Huthi të Jemenit, të...
20:04 | 13/07/2026