Britania në OKB thirrje Serbisë: Dorëzo Milan Radoiçiç
Britania e Madhe ka bërë apel ndaj vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas përfaqësueses britanike, njohja është një element kyç për sigurimin e stabilitetit afatgjatë në rajon dhe për zhvillimin e plotë të Kosovës. Në fjalimin e saj, ajo gjithashtu kërkoi nga Serbia që të dorëzojë kryeterroristin Milan Radoiçiç dhe shprehu shqetësim për sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Britania mbetet përkrahëse e palëkundur e zhvillimit demokratik të Kosovës dhe shtegut të saj euroatlantik. Si ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u bëjmë thirrje shteteve anëtare që ende nuk e kanë bërë këtë, t’i bashkohen shumicës. Njohja është esenciale për stabilitet afatgjatë dhe për zhbllokimin e potencialit të plotë të Kosovës”, deklaroi ajo.
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës