Britania trefishon gjobat për bizneset që mbështesin emigrantët e paligjshëm

7 Gusht 2023 | 15:58

Britania e Madhe do të trefishojë gjoba për bizneset që mbështesin e emigranët e paligjshëm. Sipas zyrtarëve britanike, gjobat do të jenë deri në 60 mijë paund.

Gjobat për bizneset dhe pronarët që me vetëdije mbështesin emigrantët e paligjshëm do  të trefishohen, janë këto  rregullat të reja të shpallura nga qeveria britanike.

Firmat që zbulohet se kanë punësuar në mënyrë të përsëritur emigrantë të paligjshëm mund të përballen me gjoba deri në 60,000 paund për shkelje.  Zyra e Brendshme argumenton se “puna e paligjshme dhe marrja me qira janë faktorë të rëndësishëm tërheqës” për migrimin e paligjshëm.

Ministri britanik i Emigracionit tha se masa do të ndihmonte në parandalimin e kalimeve të rrezikshme përmes  varkave të vogla. Sipas masave të reja, të cilat hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2024, bizneset do të shohin që dënimi civil për punësimin e emigrantëve të paligjshëm të rritet nga 15,000 £ për shkeljen e parë në 45,000 £.  Për shkelësit e përsëritur gjoba do të trefishohet.

 Kryeministri Rishi Sunak e ka përcaktuar ndalimin e emigrantëve ilegalë si një nga 5 prioritetet e qeverisjes së tij.

Në vitin 2022 Mbretëria e Bashkuar kishte numrin e pestë më të madh të kërkesave për azil në Evropë, pas Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Austrisë. Kujtojmë se rreth 80% e emigrantëve që mbërrijnë në mënyrë ilegale në Britaninë e madhe, vijnë nga Shqipëria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026