“Brohorima kundër Vuçiçit dhe Listës Serbe në veri”, Rexha: I akuzojnë për tradhti
Gazetari Xhemajl Rexha tha në një intervistë për Euronews Albania se serbët në veri të Kosovës kanë filluar t’i kundërvihen Listës Serbe pasi e akuzojnë atë për tradhti.
Ai tha se ata mendojnë se ka qenë partia serbe ajo që ka dorëzuar disa persona, protestues të dhunshëm, te policia e Kosovës, ndaj ata po i kundër vihen si Listës Serbe ashtu edhe presidentit Vuçiç duke brohoritur nëpër rrugë kundër tyre.
Madje sipas Rexhës ka pasur edhe incidente të dhunshme, pasi bnjë grup nga protestuesit janë konfrontuar me kreun e Listës Serbe.
“Të gjithë mllefin e tyre serbët po e hedhin kundër Listës Serbe kjo ka ndodhur pasi serbët mendojnë se ky person është dorëzuar nga Lista Serbe te policia e Kosovës.
Shumë nga serbët e kanë akuzuar listën serbe për tradhti, kanë akuzuar presidentin Vuçiç për tradhti dhe kanë brohoritur duke e ofenduar presidentin e Serbisë, por kanë pasur edhe një konfrontim me Goran Rakiç, ai është kryetar i listës serbe dhe është sulmuar fizikisht nga turma në Mitrovicë. Policia e Kosovës vazhdon të mbetet prezente te mëhalla e Boshnjakut”,-tha Xhemajl Rexha.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve