Rriten çmimet, hotelet në Golem të prenotuara 100% në muajt korrik-gusht

13 Qershor 2023 | 16:50

Rritja e çmimeve nuk i ka ndaluar strukturat hoteliere në Golem të vazhdojnë punën intensive, ndërsa vendas dhe të huaj, të ardhur kryesisht nga vendet e Europës, pushojnë.

“Paketat nuk kanë pasur ndonjë ndryshim të madh, por për shkak të rritjes së çmimeve është rritur diku te 10% oferta nga viti i shkuar. Ka pasur kërkesë më të madhe sesa vitin e shkuar, si nga agjencitë e huaja, po ashtu edhe nga diaspora e rajoni,” – u shpreh operatori turistik, Albulen Ndrepepaj.

“Çmimet janë super. 70 euro nata kemi paguar,” – tha një qytetare.

“Shumë mirë, çmimet normale. Për momentin jemi shumë të kënaqur. Në rregull janë të gjitha,” – u shpreh një qytetar.

“Mirë janë edhe çmimet. Në det kemi ardhur, me pushime. Mirë janë, s’kam vërejtje,” – tregoi një zonjë.

“Çmimet nuk janë të lira, por kjo është me dëshirë. Kush ka mundësi vjen, kush s’ka gjen më lirë,” – tha një tjetër.

Rritjen e çmimeve më shumë e ndjejnë vendasit.

“Unë i krahasoj me jashtë shtetit. Unë lëviz çdo vit dhe kur kthehem shoh që s’ja vlen të bësh pushime këtu,” – tha një qytetar.

“Ne jemi nga Polonia. Atje Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë e pëlqyeshme për turizëm. Këtu moti është fantastik, detin e keni shumë të bukur dhe zona përreth tij duket që është në përmirësim të vazhdueshëm. Përgjithësisht është shumë mirë dhe ne jemi vërtetë të kënaqur,” – tregoi një turist.

Edhe problematikat a kërkesat nuk mungojnë.

“Rruga duhet të jetë më e mirë,” – tha një grua.

“Të ketë pak më shumë muzikë shqip, se më tepër po dëgjojmë italisht,” – u shpreh një tjetër.

Tur-operatorët thonë se edhe për këtë sezon veror kulmi i prurjeve të turistëve do të shënohet në muajt korrik-gusht, nisur edhe nga rezervimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026