Funari, perla turistike mes katër liqeneve, lihet në harresë nga autoritetet

13 Qershor 2023 | 15:43

“Ndodhemi vetëm 25 km larg qytetit te Elbasanit në fshatin e quajtur Funar. Duke qenë se jemi ne çeljen e sezonit turistik natyra dhe pamja është ajo çka ofron zona e Funarit, por duket se investimet në këtë zonë janë mjaft të pakta.

Siç duket edhe pamjet, infrastruktura është mjaft e dëmtuar dhe lë për të dëshiruar për turistët që vijnë për të shijuar zonën e Funarit”, tha gazetarja e Euronews Albania, Iris Shabani.

Edhe pse natyra është mbresëlënëse, investimet në këtë zonë thuajse nuk ekzistojnë. Ata pak pushuesh që e frekuentojnë tregojnë problemet që hasin.

 “Ti e shikon vete s’ka nevoje për koment besoj, le për të dëshiruar”,-tha një djalë.

 “Rruge s’ka asgjë fare shume vite po bën unë kam 10 vjet që kam ikur ne Kavaje, i ka penguar vetëm rruga.”,-tha qytetari.

 “Investime thashë e para është infrastruktura për shkak te saj ka shume mungese qe kane ardhur sot se gjynah të marrësh makinë 20 mije euro te vish këtu ta dëmtosh. Po herën e pare na duhet rruga qe te rregullohet është kryesore po pat rruge ka zhvillim po spat rruge s’ka zhvillim”,-thanë qytetarët.

Funari është një nga pikat turistike më të bukura që ka qarku i Elbasanit. Besnikët e tij mbeten të apasionuarit e natyrës dhe sporteve ujore.

 “Funari është një atraksion turistik një destinacion qe duhet te zgjerohet akoma me shume për rininë te gjitha lojrat por edhe pak sporte ekstreme si kanoing, parashutizmi”,-tha një djalë i vogël.

Zona e Funarës rrethohet nga malet të cilat përshkohen nga 3 përrenj. Edhe pse bashkia e qytetit organizon festa për promovimin e zonës, sërish asnjë biznes në funksion të turistëve nuk është ngritur në këtë vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026