BSH: Pronat po shiten 41.7% më shtrenjtë se në 2024, edhe qiratë në rritje
Nëse vitin e kaluar një apartement 100 m2 ka kushtuar 100 mijë euro, këtë vit ndërtuesi apo pronari e shet 142 mije euro, duke nxjerre një cmim për m2, 400 euro më të lartë.
Ky shembull vlen për të treguar rezultatet e analizës që ka nxjerrë banka e Shqipërisë mbi ndryshimin e cmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme përgjatë një viti.
„Vrojtimi tregon se Indeksi Fisher i çmimit të banesave në rang vendi u rrit me 41.7% ndaj një viti më parë, ku për Tiranën rritja ka qenë më e fortë“, shkruhet në raportin e stabilietit financiar, ku shtohet se edhe qiratë kanë pësuar rritje të ndjeshme.
Sipas vrojtimit, kërkesa për blerje në tregun e pasurive të paluajtshme rezidenciale gjatë periudhës ka qen e qëndrueshme, me numri e pronave të pashitura të cilat ka vijuar të shnojnë ulje.
Faktor për këto zhvillime në këtë treg janë rritja e kredisë bankare për blerje dhe zhvillim pasurish të paluajtshme, e nxitur nga kushtet lehtëësuese që kanë pasur bankat për të miratuar kreditë në shkallë të gjerë.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe kostot e ndërtimit janë rritur lehtë, për shkak të rritjes në shpenzimeve për paga dhe makineri, por jo në të njëjtin raport me cmimin e shitjes së banesave.
Agjentët e pronavë kanë vlerësime pozitive për ecurinë e tregut të banesave në periudhën afatshkurtër, dhe mbeten optimistë për ecurinë e tij në një periudhë më afatgjatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026
- 08:10 Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Vorë (EMRI)
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane