Bujar Dugolli dhe Nexhmedin Spahiu: Koha për një klasë të re politike
Këtë fundjavë Kosova voton për qeverisë së re. Duke qenë kaq pranë zgjedhjeve të gjitha forcat politike janë hedhur në sulm për të marrë sa më shumë vota. Bujar Dugolli, profesor Filozofie dhe Nexhmedin Spahiu, pedagog duke folur në “Balkan Talks” thonë se sondazhe ti japin fitore Vetëvendosjes dhe ky mund të jetë një moment në politikën e Kosovës për një ndryshim të ri.
Z. Spahiu mendon se ka ardhur koha që të largohet politika e vjetër dhe të qeverisin politikanët e rinj.
“Njerëzit që kanë drejtuar politikën në dy dekadat e fundit Thaçi e Veseli janë në Hagë dhe pritet shembja e piramidës të vjetër politike dhe radha për të drejtuar vendin i ka ardhur Kurtit dhe znj. Osmani,” – shprehet z. Spahiu.
I njëjtit mendim është edhe z. Dugolli, sipas të cilit në këto zgjedhje qytetarët do ndëshkojnë politikën e vjetër.
“Qytetarët e Kosovës po ndëshkojnë politikën e kaluar, por tani kemi Vetëvendosjen që ka fituar tre herë, por është penguar të qeverisë dhe ka një politikë për zhvillimin e vendit. S’është vetëm pakënaqësia ndaj shtresës së vjetër politike, por edhe platforma e re e një klase të re politike,” – tha ai.
Nexhmedin Spahiu komenton edhe koalicionin Kurti-Osmani, thotë se mund t’i ndajë ideologjia politike por janë të dy të pa përfolur për afera.
“Nëse shihet nga kushtet e një vendi normal kemi të bëjmë me dy ideologji të ndryshëm por në Kosovë kjo është një gjë tjetër. Ndarja në shoqërinë kosovare është në hajdutë dhe të ndershëm dhe ata janë te ndershmëria, e cila anon të këta të dy dhe është i natyrshëm ky koalicion,” – thotë profesor Spahiu.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë