“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK
Gjykata e Posaçme i lë sërish detyra prokurorit Elvin Gokaj për dosjen “Buka”, që të saktësojë kush janë viktimat shteti apo privati ndërkohë që i kërkoi t’i vërë në dispozicion të gjitha aktet e integruara të hetimit, përfshirë edhe deklarimet e të gjithë personave që janë marrë në pyetje lidhur me këtë çështje.
Prokuroria e Posaçme ka ndarë çështjen për biznesmenin Lirim Fezolli dhe për disa persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, dhe ka sjellë në gjyq vetëm ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Për procedimin e ndarë është nisur letër porosi në Austri për transfertat e parave dhe pritet përgjigje.
SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë.
LEXO GJITHASHTU:
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4