Buka shitet me çmime të ndryshme, importuesit e miellit paralajmërojnë rritje
Situata me rritjen e çmimit të bukës në treg, jo vetëm nuk është rregulluar por është bërë edhe më shumë kaotike se disa ditë më parë.
Nëse më parë qytetarët e dinin se sa lekë do shpenzonin për të blerë një bukë, sot është surprizë dhe për ata vetë.
“Bukën e marr me 70 lekë, por sot nuk e di”, u shpreh një qytetare.
Po edhe vetë rritja e çmimit nuk është e standardizuar. Diku shitet 70 lekë të rinj, diku 80 e diku tjetër edhe 100 lekë.
Edhe ata që se kanë rritur ende çmimin, e kanë në plan ta bëjnë në vijim, thjesht po shohin situatën.
“Neve si furrë nuk e kemi rritur akoma, por të shohim. Çmimi i bukës është tani 80”, tha një tjetër qytetare.
Shpëtim nuk kanë gjetur as ata që nuk blejnë bukë, por miell dhe e gatuajnë vetë, pasi edhe ky produkt është shtrenjtuar.
Në këtë pikë këto çmime që variojnë nga njëra pikë shitje tek tjetra dhe që ndryshojnë çdo ditë, po i ngjajnë një loje kungulleshkash më shumë se një tregu të rregulluar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet