Bukinist në zemër të Tiranës, Haliti ndan në “Real People” dhimbjen që nuk shuhet

21 Qershor 2025 | 18:48

Halit Alimadhi, një shitës ambulant dhe bukinist i cili gjendet në qendër të kryeqytetit, vjen në Real People duke ndarë disa momente nga jeta e tij si një person që merret me mbi 30 vite me shitjen e librave.

“Unë me origjinë jam nga Krraba. Kam mbi 30 vite që shes libra në rrugë. Vetë nuk është se lexoj shumë, koha bën të veten. Ndjek më shumë lajmet.

Pikën time e hap në orën 9-10 të mëngjesit dhe mund ta mbyll në 10 të darkës. Fillimisht në vitët ‘95 kam pasur një kioskë që ma dha shteti”, tha ai.

Më tej, Haliti tregon se nga lindi ideja për të nisur me shitjen e librave.

“Ideja që të shisja libra nisi rastësisht. Unë fillova me shitjen e fletoreve më pas kalova me librat. Në atë kohë ka pasur shumë interes, më së shumti me minifjalorët. Lidhesha me shtëpitë botuese.

Në ‘98 më prishën kioskën, edhe pse në ‘97 ishte rrëmujë e madhe nga lufta.  Sa i përket burimit të librave, na i sjellin njerëzit që ikin jashtë shtetit. Një rast ka qenë dhe një artist që shiti bibliotekën e tij dhe i kam shitur shumë shpejt librat e tij që kishin të bëjnë me muzikën.

Pavarësisht se ka edhe të huaj që blejnë, në përgjithësi shitja e librit ka rënë shumë, pasi ka dalë interneti”.

Përtej punës së tij të përditshme, Haliti tregon një sfidë të madhe në jetën e tij që i është dashur ti bëjë ballë si një prind.

“Është shumë e vështirë për të mbajtur një familje vetëm me shitjen e librave, thuajse e pamundur, por kam pasur dhe ndihmë ekonomike, edhe çuni më ka ndihmuar pasi jeton dhe punon në Francë.

Vajza pastaj na la në moshë të re, e kishte me qef shkollën dhe se mbaroi dot. Vajza kishte një problem shëndetësor. U bënë 10 vjet që është ndarë nga jeta. Djali është më shumë i lidhur me mamin, ndërsa unë kisha pikë të dobët vajzën”, tregon Halit Alimadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Bulevardin Mournia në Hania të Kretës, ku një ambulancë e EKAB-it, e cila...
11:09 | 19/07/2026

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme

Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa akses në platformat e tyre....
10:41 | 19/07/2026

Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Baza”, duke zbuluar një ambient që dyshohet se përdorej për ruajtjen e armëve dhe furnizimin e grupeve...
10:03 | 19/07/2026