Mbahet koncerti me këngë pogradecare “Serenata mbi liqen”
Pogradeci është prej atyre qyteteve që brenda tij ruan thesare të shumta të trashëgimisë kultuore. Krahas lirikave Lasgushjane, qyteti ka ditur të ruajë dhe përçojë me fanatizëm dhjetra këngë qytetare pogradecare të cilat në kohë dhe vite të ndryshme kanë qenë pjesë e pandarë e gëzimeve dhe organizimeve festive.
Për të vendosur në pah vlerat e këtij repertori u zhvillua një koncert me këngë pogradecare. Jovan Shuke themelues i grupit “Nostalgjia”, i cili të gjithë hisotrikun e tij 25 vjeçar e ka me këngë qytetare ka mbi 40 vite që e këndon serenatën pogradecare. Ai sot ndihet i emocionuar që të rinjtë po e trashëgojnë këtë muzikë.
Për organizatorët ky format ka për qëllim jo vetëm argëtimin por edhe ruajtjen e promovimin e këngës qytetare pogradecare, e cila për hir të së vërtetës ka mungesa të theksuara për regjistrimin dhe arkivimin e saj.
Eni Guçi është një vajzë e re korçare e cila guxon të këndojë edhe këngën pogradecare, për shkak të lidhjes mes dy qyteteve ajo e ka të vështirë ti ndajë, ndërsa pohon se ndihet e vlerësuar që këndon mes më të vjetërve.
Mbrëmja ‘Serenatë mbi liqen’ mblodhi me qindra qytetarë dhe turistë në Odeon të cilët shijuan muzikën që ta ndjen edhe shpirti, serenatën.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 21:02 LIVE – Nis finalja e “ëndrrave”, Messi dhe Yamal përballë për kurorën botërore
- 20:46 FIFA publikon sondazhin, tifozët zgjedhin fituesen e finales Spanjë–Argjentinë
- 20:34 Publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit 2026, Spanja me surpriza, Argjentina zbret me Messin
- 20:33 UEFA cakton një katërshe shqiptare për ndeshjen e Conference League
- 19:58 Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
- 18:07 Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur