Bullgarët në kushtetutën e RMV-së? Bujar Osmani përgjigjet për Euronews Albania
“Gjatë 16 muajve do bindim qytetareët se pse ndryshimet kushtetuese nuk janë të dëmshme për vendin”.
Kështu iu përgjigj ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani pyetjes së Euronews Albania, nëse do ketë ndryshime kushtetuese ku do të përfshihen bullgarët.
“Kemi kohë deri sa të arrijmë në pikën e klasterit, gjatë 16 muajve do bindim qytetarët pse nuk është e dëmshme. Kujtoj se inkuadrimi në kushtetutë si Kroacia, që përfshiu komunitetet dhe pakicat, e ka forcuar Kroacinë, kjo do ndodhë edhe me Maqedoninë.
Kemi rezistencë politiko-partiake, por muajt do na shërbejnë se këto ndryshime kushtetuese do e forcojnë Maqedoninë”, u shpreh Osmani nga Pusteci, ku zhvillloi takime me banorë të kësaj bashkie, përfaqësues të minoritetit maqedonas si dhe zyrtarë të bashkisë dhe partisë së Aleanca Maqedonase për integrimin evropian.
Lidhur me takimet në Pustec, Osmani theksoi se vizita e tij e ka një mesazh.
“Sigurisht që ka një mesazh. Maqedonia e Veriut është një Maqedoni e Veriut tjetër nga marrëveshja e Ohrit, ku secili qytetar. Unë përfaqësoj Maqedoninë, shtetasit e saj dhe interesat e Maqedonisë, jam këtu për t’i komunikime këtë maqedonasve që ne kemi interes simbolik, tregon e për raporton të mrekullueshme maqedonas shqiptar që po krijohet vitet e fundit”, tha Osmani.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta