Bumçi: Ku ndryshojnë draft-rezoluta e fillimit me këtë që dakorduam sot

11 Tetor 2023 | 21:42

Ish-ministri demokrat Aldo Bumçi tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se dakordësia mes opozitës dhe mazhorancës për Rezolutën e Kosovës erdhi për shkak të tërheqjes së Partisë Socialiste nga qëndrimi fillestar.

Sipas tij në Rezolutën e PS-së fillimisht nuk thuhej nëse sulmi dënohej apo jo, ndërsa në Rezolutën që u miratua sot thuhet qartë se Shqipëria dënon sulmin terrorist në Banjskë.

“Në momentin që Partia Socialiste u tërhoq nga vendimi i saj për të mos dënuar Serbinë, sepse në Rezolutën e saj nuk dënohej sulmi terrorist i organizuar nga Republika e Serbisë dhe këtu dënohet, nuk kishte thirrje për një hetim ndërkombëtar dhe zgjidhja më e mirë ishte mbështetja e Rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, nuk kishte më pengesa, pra është tërheqja e Partisë Socialiste,” – u shpreh Bumçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026