Burg bandës së diamanteve në Gjermani, dënohen grabitësit e muzeut të Dresdenit

16 Maj 2023 | 20:34

Të paktën 5 persona janë shpallur fajtorë të martën nga gjykata e Dresdenit, për atë që konsiderohet si vjedhja më e guximshme e bizhuterive në historinë e Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2019, kur të pandehurit, anëtarë të një klani kriminal me baza familjare nga Berlini, grabitën objekte me vlerë 113 milionë euro nga muzeu i qytetit.

Sipas autoriteteve gjermane, grabitja ishte planifikuar deri në detajin më të vogël, me autorët që përdorën një makinë hidraulike për të prerë hekurat mbrojtës të një prej dritareve të godinës.

Më pas, ata i vunë zjarrin një paneli qarqesh elektronike, duke lënë në terr të gjithë zonën dhe hynë brenda në muze.

Të veshur me maska dhe të pajisur me sëpata, ata thyen xhamat që mbronin sendet me vlerë dhe pasi i mblodhën ato u larguan me një makinë tip “Audi”, të cilën e dogjën para se të ktheheshin në Berlin.

Pas një hetimi të gjatë një vit policia gjermane kreu arrestimet e para dhe rikuperoi shumicën e objekteve të vjedhura, përfshirë një diamant të vendosur në një shpatë, por druhet se pjesa e mbetur e thesarit nuk do të gjendet kurrë më.

Të dënuarit janë pjesë e grupit “Remmo”, një prej klaneve të shumta me baza familjare me preardhje arabe që ndodhen në Gjermani dhe që janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të krimit të organizuar në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e pothuajse 60,000 njerëzve pranë Bordeaux, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të cilëve u është thënë të...
07:59 | 25/07/2026

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026