Burg për Elidon Çelën, u kap me 522 mijë euro të padeklaruara në autobus

25 Tetor 2022 | 10:13

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Elidon Çelën, shoferi dhe pronari i autobusit në të cilën u sekuestruan 522 mijë euro.

Avokati i tij bëri të ditur se vendimi do të ankimohet në Gjykatën e Apelit. Trupa gjykuese ka marrë në shqyrtim provat dhe masa e sigurisë do të lihet deri në fund të hetimeve.

Elidon Çela bashkë me avokatin e tij kanë deklaruar para trupës gjykuese se kanë vite që ushtrojnë biznesin familjar të tramsportit të udhëtarëve në drejtim të Italisë, me seli në Palermo dhe Lushnje.

Ata kanë vënë në dispozicion edhe faturat e këtyre parave, për të hequr dyshimet e lidhjes së Elidon Çelës me grupet e strukturuara kriminale. Deri në përfundim të tyre, Elidon Çela do të mbetet në burg.

Në dëshminë e tij ditën e djeshme, Çela është shprehur para hetuesve se nuk ka lidhje me grupet kriminale dhe se paratë janë përfituar nga bizneset që ka familja e tij.

“I kam paratë e familjes. I kam me fatura, sepse kam biznes familjar. Nuk kam lidhje fare me grupet kriminale, unë ushtroj aktivitet të pastër biznesi. Kemi mbi 10 vjet që angazhohemi si familje në këtë biznes të transportit të udhëtarëve. Për këto para mund t’ju vë në dispozicion faturat. Askush në autobus, veç meje, nuk ka pasur informacion për ato para”, theksoi Çela.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026