“Burgu me dyer të hapura”, përjetimet e ish-të burgosurve në Prishtinën e robëruar
Dokumentari “Burgu me dyer të hapura” nga regjisori Agim Sopi është shfaqur në Kinema Marubi. Në një narrativë për jetët e robëruara dhe një dëshmi për jetët e humbura dhunshëm gjatë kohës kur Kosova ndodhej nën okupimin serb. Aktorët, disa prej tyre ish të dënuar tregojnë një të kaluar që nuk është e largët për shqiptarët e Kosovës.
“Unë kam bërë një dokumentar modest, që flet për një burg ku përmes së cilit kanë kaluar 600 mijë njerëz, çdo i treti kosovar”,- tha Agim Sopi
Me lojën e Mikel Markaj, Arta Muçaj, Agron Shala, Beslidhje Bytyqi dhe Luan Kryeziu filmi përloti kuriozët e kinemasë.
Sytë e publikut, që ende pasqyronin intensitetin e filmit të shfaqur në Kinemanë Marubi, nuk rezistuan për të shuar kuriozitetin mbi frymëzimin e regjisorit.
“Një miku im Bujar Berisha, udhëheqësi i grupit Troja, mu lut që ti ndihmoja ta realizonim këtë dokumentar”, tha Agim Sopi.
Regjisori filmi i parë i të cilit u censuruar nga kryesitë e ish-Jugosllavisë, sjell për publikun një dokumentar për të rikthyer konceptin e lirisë si mision jetësor
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri do të shfaqë filma që trajtojnë aspekte te ndryshme të të drejtave të njeriut deri në datën 23 Shtator, me qëllimin e vetëm për të rritur ndërgjegjësimin dhe lartësuar figurën e njeriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë