“Burri është ushtar”, Trump preket nga gazetarja ukrainase, premton sisteme patriot
Gjatë samitit të NATO-s në Hagë, pati një shkëmbim emocional mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe një gazetareje të BBC News Ukraina, e cila i tregoi presidentit se bashkëshorti i saj është aktualisht ushtar në vijën e frontit në Ukrainë.
Gazetarja e pyeti presidentin amerikan nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i shesin sisteme raketore kundërajrore Patriot Ukrainës, përballë sulmeve të vazhdueshme ruse.
Në nisje të përgjigjies, Trump i drejtohet gazetares: “Nga jeni ju?”
Gazetarja: “Jam nga Ukraina. Burri im është atje, unë jam në Varshavë me fëmijët.”
Trump: “Është një situatë e vështirë, apo jo? Dhe jeni gazetare?”
Gazetarja: Po.
Më tej, Trump u përgjigj për çështjen e raketave:
“Ukraina dëshiron të marrë sistemet Patriot. Ne do të shohim nëse mund të vëmë disa në dispozicion. Janë shumë të vështira për t’u siguruar. Edhe ne kemi nevojë për to,” tha ai. “Ne i kemi furnizuar për Izraelin dhe janë shumë efektive – 100 për qind efektive. Dhe ukrainasit i duan më shumë se çdo gjë tjetër.”
Presidenti amerikan përfundon duke e cilësuar si një pyetje shumë të mirë.
“Ishte një pyetje shumë e mirë. Ju uroj shumë fat. Shoh që kjo gjë ju prek vërtet. Prandaj, dërgojini një përshëndetje burrit tuaj, mirë?”.
Gazetarja ukrainase me burrin ushtar prek rrjetin, e emocionuar dhe me zë të dredhur i bën Trump pyetjen e vështirë! Presidenti: Bëji të fala burrit! pic.twitter.com/InkMauFVo4
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 25, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme
Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës