Burri plagos me armë zjarri bashkëshorten në Fier
Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier ku një 49-vjeçar ka plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.
“Pas njoftimit të marrë se në lagjen “Sheq i Madh” ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, rezultoi se shtetasi R. K., 49 vjeç, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen N. F., 28 vjeçe, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar.”- njofton policia.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma me të cilën shtetasi R. K. plagosi bashkëshorten e tij.
Shtetasja N. F. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë