Bushati hedh dyshime: Si ka mundësi që Doshi merr më shumë vota se Endri Shabani e Boiken Abazi?!
Mbrëmjen e sotme në fokus të emisionit “Shock” të Euronews Albania ishin zgjedhjet e së dielës. Analisti Andi Bushati tha se fenomeni i shit-blerjes së votës vijon të jetë një problem i madh në Shqipëri.
Ai mori si shembull garën elektorale të Tom Doshit, i cili ka arritur të marrë deri tani më shumë vota se dy kandidatët, konkretisht Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Endri Shabani nga Nisma “Thurje”.
Ky konfiguracion elektorale thotë ai krijon dyshime të forta se procesi zgjedhor është ndikuar nga influenca e parasë.
“Po të jap një shembull nga Tirana. Problemi është që çdo qytetar i Tiranës mund t’i ngrejë sot një pyetje vetës; si ka mundësi që disa djem të ri Nismës Thurje, të papërlyer, të pa bërë pis, pa zhytur duart në llumin e politikës shqiptare, si ka mundësi që disa djem si ata të Vetëvendosje që s’kanë bërë asnjë lekë korrupsion në ditë, të dyja palët të marrin më pak vota se Tom Doshi tek pullë”, tha Bushati.
Ai shton faktin se Tom Doshi nuk mund të lakohet si model qytetarie në Tiranë, kur krahasohet me dy emrat e tjerë.
“Si ka mundësi? Kemi këtu një blerje masive vote dhe këto zgjedhje i ka vendosur blerja masive e votës. Nëse më thoni që modeli i qytetarit të Tiranës është Tom Doshi para Endri Shabanit dhe Boikenit, atëherë bujrum, se këto zgjedhje kanë qenë të ndershme”, shtoi Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 16:04 “Mendova se do të vdisja’ – Venezuelianët përshkruajnë panikun e tërmetit, familjet ende kërkojnë të mbijetuarit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet