Bushati-Kryemadhit: Rama nuk ikën pa ikur shumë nga ne

10 Nëntor 2022 | 21:57

Analisti Andi Bushati ka replikuar me deputetet e PL, Monika Kryemadhi në emisionin Now në Euronews Albania.

Kryemadhi tha se  të gjithë: politikanë, shoqëri civile, media janë njësoj fajtorë për mbajtjen në pushtet të Edi Ramës, por shtoi se tani është momenti që të gjithë të mblidhen për ta rrëzuar nga froni.

“Shqiptarët nuk falin as politikën, as shoqërinë civile, por nëse do shohim gabimet e njëri-tjetrit Ramën do e kemi gjithë jetën, nëse themi bashkojmë votën dhe të vëmë përballë drejtësisë. Jemi të gjithë fajtorë për mbajtjen në majë të Olimpit të Ramës, por sot duhet të mblidhen të gjithë që ta rrëzojnë”, tha Kryemadhi.

Për Bushatin, largimi i Ramës do të ishte vetëm heqja e një emri. Sipas tij Edi Rama nuk mund të ikur shumë të tjerë.

“Po me të gjithë këta bashkë do heqim vetëm emrin, por do pjellim një tjetër. Edi Rama nuk mund të ikë pa ikur edhe shumë nga ne”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026