Bushati: Meta në Vlorë për arsye simbolike dhe pragmatiste. Haxhiu: E di që nuk fiton dot

13 Prill 2021 | 20:24

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se do të jetë i stacionuar në Vlorë deri ditën e zgjedhjeve.

Analisti Andi Bushati thotë se Meta është faktor në zgjedhje dhe përfshirja e tij e posaçme në Vlorë vjen për dy arsye: Simbolike dhe pragmatiste.

“Arsyeja simbolike se aty është vendi i Edi Ramës, ndërsa pragmatiste sepse Vlora është e skafistëve dhe mafiozëve dhe Rama ka çuar Tërmet Tërmetin (Damian Gjiknurin). Ilir Meta është i ndërgjegjshëm se në Vlorë është një koalicion i krimit dhe parasë”, tha z. Bushati.

Kurse për Baton Haxhiun presidenti ka treguar të gjitha shembujt se si nuk duhet të jetë një president. Sipas z. Haxhiu, Meta po përpiqet të luftojë Ramën pavarësisht se e di se opozita nuk i fiton dot zgjedhjet.

Lidhur me deklaratat për të mos prekur zgjedhje, Baton Haxhiu tha se vetëm Ilir Meta nuk duhet të flasë për pastërti zgjedhore.

“Meta është afishuar si ushtar i zgjedhjeve për të luftuar Edi Ramën, ka zgjedhur Vlorën dhe Durrësin. E din që zgjedhjet i ka të humbura dhe nuk do të marrë deputetë mjaftueshëm. E vetmja shpresë është që t’i heqë nga një deputet në Vlorë dhe Durrës, Edi Ramës”, tha ai.

Baton Haxhiu shtoi se ka qenë në mbështetje të Ilir Metës kur u largua nga PS në 2005 dhe ndihet krenar për këtë fakt ndërsa Andi Bushati shtoi se atë që z. Haxhiu ka bërë në 2005 duke u rreshtuar kundër të gjithëve po e bën edhe ai 15 vjet më pas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022