Bushati: Ka ndodhur masakër elektorale, shkeljet kanë dalë edhe në raportin e OSBE-ODIHR

26 Prill 2021 | 20:32

Andi Bushati komentoi sot në emisionin “Shock” mbi rezultatin paraprak të votave ku kryeson PS në rang kombëtar. Ky rezultat, sipas z. Bushati ka ardhur për shkak të një “masakre elektorale” që ka ndodhur në Shqipëri prej kohësh dhe që është finalizuar me procesin e votimit dhe numërimit të votave deri tani.

“Besoj se duket qartë nga shifrat e deri tanishme dhe rezultati është i pakthyeshëm. Është konfirmuar se në 25 prill do të kishte një masakër elektorale. Sot jemi në pikën ku masakra ka ndodhur. Masakra ka ndodhur prej kohësh, ka ndodhur videot e fundit vazhdon të jetë në veprim dhe të ndodhë”, u shpreh z. Bushati.

Analisti Bushati nuk la pa përmendur atë që e quajti “skandalin” e fundit me database të PS ku kishte të dhëna konfidenciale të më shumë se 910 mijë qytetarëve, gjë që u raportua sot edhe në raportin e OSBE-ODHIR, së bashku me fenomenin e blerjes së votës.

“Më shumë se video kanë dalë skandale të tjera ku 910 mijë të dhëna të qytetarëve të Tiranës janë vjedhur dhe janë përdorur nga PS për të shantazhuar. Doli edhe në raportin e OSBE-ODIHR. Vjedhja e votave ishte sot në raportin e OSBE-ODHIR”, u shpreh z. Bushati.

Andi Bushati përmendi gjithashtu disa materiale që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ku pretendohet se manipulohen votat duke i quajtur të pavlefshme ose duke i shtuar te votat e Partisë Socialiste. Z. Bushati shtoi gjithashtu se policia e shtetit ka qenë vigjilente për aktet e blerjes së votës nga parti si LSI-ja, por jo nga partia në pushtet.

“Video dhe dokumentet që ka nxjerrë Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ku fletëve të saj është shtuar “PS” për t’i bërë të pavlefshme ose për t’i numëruar të PS. Policia e shtetit u vu e gjitha në shërbim për të ndjekur blerësit e votave të LSI-së, por në shtetin regjim partia në pushtet nuk bën krime”, u shpreh z. Bushati, duke shtuar se kur krijon pabarazi ku disa lejohet të vjedhin dhe disa ndalohen, kemi të bëjmë me masakër elektorale.

Z. Bushati tha gjithashtu se diferenca midis rezultateve të exit poll të Baton Haxhiut dhe rezultatit final ka ardhur për shkak se personat që sipas Andi Bushatit kanë shitur votën nuk e kanë deklaruar votën e tyre.

“Batoni vetë paraqiti rezultate Exit poll që janë të papërputhshme me rezultatet në kutitë e votimit. Kjo diferencë janë votat që ka blerë rilindja dhe që përbëjnë masakrën elektorale për të cilën kam muaj që flas”, u shpreh Andi Bushati.

Baton Haxhiu, nga ana tij tha se mund të ketë dalë humbës me rezultatet e exit poll që kreu, mirëpo nuk la pa radhitur edhe humbësit e tjerë që sipas tij ishin presidenti Meta dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

“Humbësi i parë është Meta, humbësi i dytë është Basha dhe i treti jam unë pasi me Exit Poll të fundit nuk e kam pasur saktësinë”, u shpreh z. Haxhiu.

Analisti Haxhiu tha gjithashtu se fitues i këtyre zgjedhjeve është Edi Rama dhe populli shqiptar për shkak se tregoi gatishmëri për të bërë zgjedhje të qeta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022