Bushati: Basha duhet ta japë dorëheqjen, Haxhiu tha se Basha duhet të mbante një qëndrim

27 Prill 2021 | 20:35

Analisti Andi Bushati tha në emisionin “Shock” për z. Basha se ky i fundit duhet të japë domosdoshmërish dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet elektorale të 25 prillit.

“Pa dyshim që Basha duhet ta japë dorëheqjen, një ditë më shumë brenda selisë së PD-së është një ditë më shumë lolo në krye të PD-së. Basha ka përgjegjësinë që i kishte premtuar shumicës së shqiptarëve anti Rama se do i ruante këto zgjedhje”, u shpreh z. Bushati.

Andi Bushati këmbënguli se pavarësisht se mund të mos jetë vetëm faji i z. Basha për humbjen e zgjedhjeve, gjithsesi ky i fundit duhet të kërkojë dorëheqjen pasi ka rënë në kundërshtim me vendimet e tij.

“Ti nuk mund të lësh parlamentin duke thënë që Edi Rama nuk mundet me votë dhe pastaj pas 2 viteve të pretendosh se Rama mundet me vonë. Mua Basha më duket si roje i pafajshëm magazine që nuk e ka ruajtur magazinën, por dhe kur ti nuk faj se ta kanë vjedhur, vetëm se nuk e ruajte dot ik në shtëpi”, tha z. Bushati.

Baton Haxhiu, nga ana tjetër, tha se personi i cili duhet të japë dorëheqjen brenda PD-së nuk është Lulzim Basha, por Sali Berisha.

“Dorëheqja e parë që duhet të ndodhë në PD është dorëheqja e Sali Berishës”, u shpreh z. Haxhiu.

Dy analistët patën të njëjtin mendim në lidhje me fjalimin e kryetarit të PD-së që u mbajt sot. Andi Bushati dhe Baton Haxhiu thanë për z. Basha se ky i fundit nuk mbajti një qëndrim, gjë që nuk i takon një lideri.

“Fjalimi i Bashës ishte qesharak. Nuk ka lider në një vend normal i cili del pas zgjedhjeve nuk mban qëndrim. Kush do të ishte qëndrimi? I njoh apo nuk i njoh këto zgjedhje? Do të jem pjesë e parlamentit të ardhshëm apo jo?”, tha Andi Bushati

“Deklarata e Lulzim Bashës ishte pak problematike. E para, lideri duhet ta ketë një qëndrim, për veten. Në një moment ku thotë se zgjedhjet janë demokratike në orët e vona të dielës, nuk guxon ta ketë ndryshimin e gjuhës në momentin kur mëson humbjen. Prej masakrës elektorale, prej shit-blerjes së votave etj., kur i thua këto fjali dhe nuk një qëndrim për veten dhe ato që do të ndodhin kjo është problematike”, tha Baton Haxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022