Bushati: Palmer nuk garanton zgjedhje të lira në Shqipëri, ai i jep prioritet atij që është në qeveri

6 Prill 2021 | 20:31

Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka zhvilluar sot takime virtuale me udhëheqësit politik shqiptarë, ku u fol për zgjedhjet e 25 prillit. Por a është z. Palmer garant për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve? Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu shprehen qëndrimin e tyre në lidhje me takimet që kreu Matthew Palmer.

Andi Bushati tha se Matthew Palmer nuk mund të jetë garant për zgjedhjet në Shqipëri, pasi një gjë të tillë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët. Për z. Bushati, Palmer hyn në kategorinë e atyre diplomatëve që për të zgjidhur problemet dhe interesat e shtetit të tij, i jep prioritet atij që është në qeveri. Ky lloj diplomati nuk përbën asnjë garanci nëse do të vidhen apo jo zgjedhjet në Shqipëri, sipas z. Bushati.

“Palmer hyn në rangun e atyre politikanëve që në raportin gjithmonë fragjil midis stabilitetit dhe demokracisë zgjedh stabilitetin. Kjo ka ndodhur edhe në rastin e Shqipërisë”, u shpreh analisti Bushati.

Baton Haxhiu ra dakord se diplomati amerikan nuk përbën faktor që të mos vidhen zgjedhjet në Shqipëri, mirëpo ai theksoi se afërsia që ambasadorët amerikanë si edhe Matthew Palmer kanë pasur me Ramën nuk është e rastësishme, pasi Palmer përmendi 3 çështje të cilat janë të afërta me reformat e pushtetit të Ramës. Sipas z. Haxhiu, të gjithë ambasadorët përfshirë edhe Yuri Kim e kanë pasur një afërsi më të madhe me Ramën se sa me Bashën dhe Metën.

“Të parin e kanë përkëdhelur që t’i afrohet një procesi demokratik të zgjedhjeve, ndërsa të dytin e kanë lënë anash që ta bëjnë të pabesueshëm në procesin zgjedhor edhe pse nuk do të duhej që presidenti të ishte i pabesueshëm në procesin zgjedhor”, u shpreh z. Haxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022