“Buxheti i 2025 më i dobëti në histori”! Tabaku: Rrezikohet rritja e pagave

8 Nëntor 2024 | 19:47

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ishte këtë të premte e ftuar në një intervistë për “Euronews Tonight” ku ka folur rreth çështjes së inceneratorëve dhe dëmet që kanë shkaktuar në buxhetin e Shtetit.

Ajo tha se dëmi që këta incenerator i kanë sjellë buxhetit të shtetit është i jashtëzakonshëm.

“Unë besoj se çështja e inceneratorë që është një çështje të cilës nëse i shkohet deri në fund, përgjegjësit para drejtësisë duhet të shkojnë deri në nivelin më të lartë  të qeverisjes. Kjo çështje pasojat në buxhetin e shtetit i ka edhe më të rënda nga ato që nënshkruhen në kontrata. Nga të tre inceneratorët ai i Tiranës shkëlqen në pangopësinë e tij dhe në kontratën e jashtëzakonshme që është firmosur”,-tha Tabaku.

E pyetur për buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, deputetja Tabaku tha se buxheti për 2025 është buxheti më i dobët.

“Unë kam parë shumë buxhete në këto 12 vite ashtu sikurse shumë kontrata koncensionare, por buxhet më të dobët dhe që nuk mendon për asnjë nga shqetësimet që kanë qytetarët nuk kam parë ndonjëherë. Unë kam shqetësim për buxhetin pasi nuk tregon se kush janë prioritetet dhe se cilët sektorë do të mbështesë buxheti. Si do të fuqizohet biznesi që të sjellë rritje pagash, nga ana tjetër nga pikëpamja e shpenzimeve për buxhetin prap nuk kemi mbështetje për pensionistët, nuk ka asnjë rritje për shtresat e ndryshme sociale”,-tha Tabaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026