Bylykbashi “parashikon” fundin e Dumanit: SPAK do degradojë, ndërhyn korrupsioni

13 Qershor 2024 | 22:23

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi tha në “Now me Erla Mëhillin” se SPAK ka shumë mundësi të zhbëjë vetveten.

Sipas tij SPAK do të fillojë të degradojë pasi sipas tij duke qenë se janë pak prokuror ka rrezik që të krijojnë “një vëllazëri” e cila sipas tij mund të jetë korruptive.

“Fakti që është një grup shishe ku e gjitha është mbledhur atje, me llumin e madh dhe me llumin e vogël. Kjo do të fillojë të degradojë në vetvete do jetë selektiv politikisht do jetë selektiv, larg qoftë, s’ka gjë të çuditshme të jetë selektiv në mënyrë korruptive.

Në çdo formë, edhe nga krimi. Janë pak. Janë një grup njerëzish që kanë një rrezik të madh, t’i vënë shpatullat njëri-tjetrit , të krijojnë një vëllazëri edhe korruptive apo që e kanë ndarë mendjen se kush do jetë politika e më pas të qeverisin vendin”,-tha Bylykbashi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026