Caktimi i gjyqtares për statutin e PD-së, reagon ish-kryeministri Berisha

17 Maj 2022 | 16:58

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas caktimit të gjyqtares e cila do të shqyrtojë në Apel, ankimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për mos njohjen e statutit të dalë nga Kuvendi i Dhjetorit të vitit 2021.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se deklarata e bërë nga Gjykata e Apelit 2 orë para hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtares, tregon ndërhyrjen politike të kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu, ish-kryeministri akuzon edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim për ndërhyrje antikushtetuese.

Sipas tij, Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë PD-së një kopje të vendimit të gjykatëses Blerina Muça, e cila e ktheu çështjen për shqyrtim.

Berisha thotë se kjo është në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit.

Elona Toro do të jetë gjyqtarja e cila do të shqyrtojë ankimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj. Toro u caktua për shqyrtimin e kësaj çështjeje, nga hedhja e shortit këtë të martë.

Shorti përcaktoi se trupa gjykuese do përbëhet edhe nga gjyqtaret Edlira Petri dhe Genti Shala.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026