Çarja e digës së hidrocentralit të Sasaj, Lukova dhe Borshi pa energji elektrike

16 Janar 2025 | 19:29

Si pasojë e çarjes së digës së hidrocentralit të Sasaj, që ndodhet në Njësinë Administrative Lukovë, janë përmbytur disa biznese turistike, si dhe nënstacioni elektrik në zonë.

Për këtë arsye, Lukova dhe Borshi janë pa energji elektrike për disa orë.

Sipas burimeve të besueshme, alternativa e furnizimit me energji nga Nënstacioni i Kuçit është e pamundur, pasi para një muaji është hequr nënstacioni portabël që ishte instaluar në Borsh për të mbështetur sezonin turistik.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, kur dyshohet se diga e hidrocentralit në Bunec, Lukovë, ka pësuar një çarje, duke rrezikuar përmbytje të mëtejshme.

Hidrocentrali i Sasaj, që ndodhet pranë fshatit Lukovë në bashkinë Himarë, furnizohet me ujë nga burimi i lumit të Kalasës. Përveç dëmeve në biznese, janë shënuar përmbytje edhe në aksin rrugor, i cili përdoret nga mjete të rënda.

Ky hidrocentral është përgjegjës për furnizimin me energji elektrike të zonës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026