Carney: Përgjigja kanadeze ndaj tarifave amerikane do ketë ndikim maksimal në SHBA
Kryeministri i Kanadasë Mark Carney është zotuar të sigurohet që përgjigja e Kanadasë ndaj tarifave të fundit amerikane do të ketë ndikim maksimal në SHBA.
“Tarifat e fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump janë një sulm ndaj punëtorëve, familjeve dhe bizneseve kanadeze. Qeveria ime do të sigurojë që përgjigja jonë të ketë ndikim maksimal në SHBA dhe ndikim minimal këtu në Kanada, duke mbështetur punëtorët e prekur,” shkroi ai në rrjetin social X.
Më 4 mars, administrata amerikane vendosi tarifa 25% për pothuajse të gjitha importet nga Kanadaja dhe Meksika, dhe gjithashtu rriti tarifat për mallrat nga Kina nga 10% në 20%.
Justine Trudeau, tha më pas se SHBA-të kishin filluar një luftë tregtare kundër Kanadasë, prandaj Otava kishte vendosur tarifa reciproke kundër Uashingtonit. Kanadaja do të zbatojë tarifa 25% kundrejt 155 miliardë dollarëve kanadezë (107.4 miliardë dollarë) mallra amerikane, tha ai.
Trump tha më herët të martën se SHBA do të rriste tarifat për furnizimet e çelikut dhe aluminit nga Kanadaja në SHBA në 50% nga 12 marsi, duke shtuar se vendimi u mor në përgjigje të vendosjes së detyrimeve nga autoritetet kanadeze për energjinë elektrike të furnizuar në SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?