Zelensky pranon propozimin e armëpushimit 30-ditor, Rubio: Topi në anën e Rusisë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka falënderuar ekipin amerikan për bisedimet konstruktive në Arabinë Saudite.
Presidenti ukrainas thotë se propozimi 30-ditor i armëpushimit mbulon vijën e frontit, jo vetëm ajrin dhe detin.
“Pala amerikane i kupton argumentet tona, i pranon propozimet tona dhe dua të falënderoj presidentin Trump për konstruktivitetin e bisedës mes ekipeve tona”, tha ai në një deklaratë në Telegram.
Zelensky konfirmon se Ukraina ka pranuar propozimin e armëpushimit, duke shtuar se “ne e konsiderojmë atë pozitiv dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim këtë hap”.
“Ukraina është gati për paqe”, thotë Zelensky, duke shtuar se Rusia “duhet të tregojë nëse është gati të ndalojë luftën apo ta vazhdojë atë.
“Ka ardhur koha për të vërtetën e plotë”, tha ai.
Nga ana e tij Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se këtë ofertë tashmë do t’ia bëjnë rusëve me shpresën se do të pranojnë gjithashtu.
“Topi është në fushën e tyre”, u shpreh Rubio duke shtuar se Presidenti Trump dëshiron që lufta të përfundojë.
LEXONI GJITHASHTU:
Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje