Carvajal humbet sezonin, Ancelotti nuk do ta zëvendësojë
Ndër pretendentët kryesorë për Topin e Artë, pasi fitoi trofe të rëndësishëm në sezonin e kaluar, Dani Carvajal është i pafat, pasi e ka mbyllur edicionin futbollistik për këtë vit. Spanjolli mbeti i dëmtuar në ndeshjen e fundit ndaj Villarrealit, dhe shkalla e lëndimit është e madhe, aq sa mjekët e Los Blancos kanë bërë me dije se futbollisti do të jetë i gatshëm vetëm sezonin e ardhshëm.
Ky fakt nuk e tremb aspak klubin galaktik, as trajnerin Ancelotti, i cili i ka bërë të qartë presidentit Pérez se nuk do ta zëvendësojë veteranin spanjoll, por do ta mbyllë sezonin me të njëjtën skuadër. E thënë ndryshe, lëvizjet e para do të bëhen verën e ardhshme, kur merkato të hapet zyrtarisht. Një ndër lojtarët e projektuar për t’u transferuar në Bernabeu është Arnold, mbrojtësi i djathtë i tri luanëve dhe Liverpoolit.
26-vjeçari ka shprehur dëshirën për kalimin në Spanjë, dhe kjo gjë duket se do të bëhet realitet vitin tjetër. Kontrata e tij me të kuqtë përfundon në qershor, dhe kjo është një ndër arsyet që madrilenët nuk do të blejnë mbrojtës në janar, por do ta marrin Arnold falas nga Liverpool.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia