“Çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë” – Rama bën deklaratën e fortë

15 Shkurt 2024 | 13:19

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të mbrojë sigurinë e Kosovës në rast se shterojnë opsionet diplomatike dhe do të mbeten në lojë vetëm armët, duke shtuar se lutet që një situatë e tillë të mos ndodhë.

“Nëse bëhet fjalë për këtë, Shqipëria patjetër do të qëndrojë pranë Kosovës. Nuk ka dyshim që Shqipëria qëndroi, qëndron dhe do t’i qëndrojë në çdo rast Kosovës, edhe nëse Zoti na ruajt, gjërat vijnë deri në atë pikë sa nuk flitet më, por përdoren armët”, tha Rama për televizionin ATV, në Kosovë.

Ai theksoi se Shqipëria është anëtare e NATO-s, se ka një marrëdhënie të veçantë me Kosovën dhe se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”.

Por, Rama thotë se liderët në Kosovë por edhe Shqipëri duhet të mendojnë për të ardhmen që vendet tona të bëhen më të respektueshme në rrafshin ndërkombëtar.

“Duhet të vendosim vendet tona në një realitet ku aleatët tanë kanë respekt për ne”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026