Çeka flet me shifra: Pse pjesëmarrja në zgjedhjet e 2021 në Tiranë ishte më e lartë
Duke folur në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Blendi Çeka nga Data Centrum tregoi shifrat e votuesve në vitin 2021.
Çeka tha se ata kanë analizuar të dhënat pas daljes së Censusit dhe, duke rianalizuar shifrat, kanë dalë në një përfundim se rreth 80% e personave që kanë qenë me banim në Tiranë kanë votuar në zgjedhjet e vitit 2021. Sipas tij kjo shifër kaq e lartë del pas ripërllogaritjeve pas dales së të dhënave te Censusit të vitit 2023
“Në vitin 2021 kanë marrë pjesë 484 mijë persona në votime dhe ne kemi këtë raport për arsye sepse në listat e votimit janë dhe votuesit që janë brenda Shqipërisë dhe ata që janë jashtë Shqipërisë. Pjesëmarrja zyrtare sipas KQZ është 53.2%. Në vitin 2023 doli Censusi në Shqipëri dhe, duke punuar me të dhënat e Censusit, automatikisht mund të bëhet një lloj përafrimi shumë i madh për të identifikuar ata që kanë të drejtë vote, por që banonin në Shqipëri në vitin 2021 del që pjesëmarrja reale në Tiranë është 80% në raport me qytetarët që banojnë në vend në ditën e zgjedhjeve”, tha Çeka.
Gjithsesi ai theksoi se sipas përllogaritjeve të tyre, për vitin 2021 janë mbi 120 mijë votues që nuk kanë dalë në votime në Tiranë dhe ai tha se kjo është një shifër e madhe që duhet të shfrytëzohet nga partitë politike për t’i bindur që të dalin në votime dhe të votojnë alternativën që ofrojnë këto parti. Çeka tha se se në një raport prej 10 votuesish, 8 kanë dalë në votime dhe 2 jo.
“Kjo logjikë qëndron për të gjithë Shqipërinë, ku do të thotë se nga 10 veta që jetojnë në Shqipëri, 8 veta shkojnë dhe marrin pjesë në zgjedhje. Rreth 120 mijë persona që jetojnë në Tiranë, referuar vitit 2021, llogaritet se nuk kanë marrë pjesë në votimet e atij viti, gjë që mbetet një numër i madh në raport me hapësirën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta